E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nuk i heq imunitetin Ballukut, ja çfarë thotë Ambasada e Holandës

Teksa Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vijojnë reagimet nga selitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Pas ambasadës së Britanisë së Madhe dhe asaj gjermane, regon edhe ambasada e Holandës në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thekson edhe një here mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shton se, një kërkesë kyçe për progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë nivelet më të larta

Reagimi i Ambasadës së Holandës:

Lidhur me vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron:

Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të mund të vazhdojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›