E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali “bojkoton” Grupin Parlamentar dhe seancën plenare, a nisi zyrtarisht “rebelimi” i ish-ministres?

Me 82 vota kundër është rrëzuar kërkesa e SPAK për autorizimin e SPAK për ti hequr mandatin deputetes Belinda Balluku.

Kështu, pas më shumë se 2 muajsh, nuk miratohet autorizimi për masë shtrënguese ndaj saj.

Votimi i mazhorancës ishte i ditur prej ditësh tashmë por ajo që ka rënë në sy gjatë seancës ka qenë mosprezenca dhe mosvotimi nga dy deputetë të mazhorancës, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.

Pas shkarkimit nga qeveria si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, situata e Elisa Spiropalit brenda mazhorancës nuk është më në kushte optimale.

Sinjalet e para u dhanë që në seancën e shkuar parlamentare kur Spiropali u ul në fund të sallës plenare. Pavarësisht se sot u votua nga kolegët e saj si anëtare në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

A është vendimi i sotëm i Spiropalit për të mos marrë pjesë në mbjedhjen e Grupit Parlamentar dhe më pas në seancë plenare një kryengritje e hapur e saj? Gjithçka pritet të qartësohet në orët dhe ditët në vazhdim…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›