LIBAN – Ushtria hyn në jug pas tërheqjes së forcave izraelite

BEJRUT, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Ushtria libaneze hyri sot në qytetin kufitar jugor Dibbin, pasi konfirmoi se forcat izraelite ishin tërhequr nga zona, në hapin më të fundit drejt zbatimit të armëpushimit mes Libanit dhe Izraelit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
Në një deklaratë, ushtria tha se një nga njësitë e saj kishte hequr barrierat të ngritura nga trupat izraelite në rrugën që të çon drejt Dibbin.
Sipas deklaratës, njësitë ushtarake nisën një dislokim gradual në dhe rreth qytetit, në koordinim me mekanizmin e monitorimit të armëpushimit dhe paqeruajtësit e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).
Ekipet e specializuara të inxhinierisë po kryejnë gjithashtu kontrolle dhe po pastrojnë municionet e pashpërthyera të mbetura në zonë.
Ushtria u bëri thirrje banorëve të mos i afrohen zonës dhe të ndjekin udhëzimet ushtarake derisa procesi i dislokimit të përfundojë.
Mediet libaneze raportuan se njësitë ushtarake, të shoqëruara nga buldozerë, përparuan përgjatë rrugës Marjayoun-Dibbin-Ibl al-Saqi përpara se të dislokoheshin brenda qytetit.
Trupat izraelite kishin hyrë në Dibbin gjatë operacioneve të tyre të fundit tokësore në jug të Libanit, përpara se të tërhiqeshin dit[n e sotme. /Ad.Ab./