E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret presidentin Nausėda: Lituania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri, presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Takimi pati në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe mbështetjen e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Po ashtu biseda u fokusua te zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›