E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LIVE- “Dorëheqje!”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, nuk ndalen as nga reshjet e shiut: Opozita jemi ne!

Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut.

Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”.

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare vijon prej 22 ditësh. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht kushteve atmosferike.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›