E Diel, 1 Nëntor 2026

LM – Të paktën 30 mijë turistë gjermanë të bllokuar për shkak të luftës në Iran

ESEN,  2 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën 30 000 klientë të agjencive turistike gjermane janë prekur nga lufta në Lindjen e Mesme, bëri të ditur sot një shoqatë kryesore e industrisë së turizmit, ndërsa një operator turistik gjerman ka ngritur një strukturë krize për udhëtarët në rajon.

Anëtarja e Bundestagut dhe kryetarja e komisionit parlamentar për turizmin, Anja Karliczek, deklaroi se “siguria e turistëve të bllokuar në rajonin e krizës është prioritet absolut”.

Sipas të dhënave të Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve, rreth 30 000 turistë nuk mund të kthehen në Gjermani pas ofensivës së Shteteve të  Bashkuar adhe  Izrael kundër Iran,i e cila shkaktoi përshkallëzim rajonal dhe shkëmbime me rakta ndaj bazave amerikane në disa shtete të Gjirit.

Ajo shprehu besimin se autoritetet dhe industria e turizmit do të ndërmarrin masat e nevojshme pas një analize të shpejtë të situatës. Sipas saj, shpresohet që pushuesit e bllokuar të mund të largohen shpejt përmes rrugëve të sigurta.

Operatori gjerman i udhëtimeve “Dertour”, një nga më të mëdhenjtë në Gjermani, njoftoi se një numër i ulët katërshifror i klientëve të tij ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe , Arabi Sudite, Katar, Bahrein, Oman, Jordan,i Israel dhe Kuvajt.

Sipas kompanisë, aktualisht është e paqartë sa kohë do të mbetet i mbyllur hapësira ajrore në rajon. Udhëtarët që nuk mund të kthehen për shkak të kufizimeve të fluturimeve janë informuar dhe po mbështeten në vend. Janë vënë në dispozicion kontakte të posaçme krize dhe zgjidhje alternative për akomodim.

“Dertour” ka anuluar të gjitha udhëtimet drejt këtyre tetë vendeve deri të paktën të enjten. Klientët mund të rishikojnë datën e udhëtimit pa pagesë ose të kërkojnë rimbursim të plotë.

Po ashtu po kërkohen alternativa fluturimi për pasagjerët transit, ndërsa po shqyrtohen opsione të reja për kthimin e udhëtarëve drejt Gjermanisë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›