E Martë, 3 Nëntor 2026

LONDËR – BM synon thellimin e lidhjeve me Indinë, ndërsa diplomati i lartë viziton Nju Delhin

LONDËR, 7 qershor /ATSH-DPA/- Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy, do të kërkojë thellimin e lidhjeve ekonomike Britani a Madhe-Indi, ndërsa viziton Nju Delhin këtë fundjavë.

“Marrëveshja tregtare e arritur së fundmi midis BM-së dhe Indisë është vetëm fillimi i ambicieve tona”, tha Lammy më herët.

Tregtia dhe migrimi do të jenë në krye të axhendës së diskutimeve të sekretarit të Jashtëm – i cili ka planifikuar të takohet me kryeministrin indian, Narendra Modi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, S Jaishankar.

Ministria e Jashtme tha se Lammy, i cili pritet të mbërrijë sot në Nju Delhi, do të diskutojë gjithashtu përshkallëzimin e fundit të tensioneve – pas sulmit terrorist në Pahalgam dhe menyrat për të arritur paqe të qëndrueshme në interes të stabilitetit në rajon.

Pakistani dhe India ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, muajin e kaluar, pasi armiqësitë në rritje midis dy rivalëve të armatosur me armë bërthamore shkaktuan një sulm vdekjeprurës ndaj turistëve në Pahalgam, Kashmir.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë është vetëm fillimi i ambicieve tona – ne po ndërtojmë një partneritet modern me Indinë për një epokë të re globale’, tha Lammy përpara vizitës.

“Ne duam të rrisim bashkëpunimin në nxitjen e teknologjisë inovative, përballimin e krizës klimatike dhe përmbushjen e prioriteteve tona të migracionit, si dhe ofrimin e një sigurie më të madhe për njerëzit tanë”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme tha se bisedimet në Nju Delhi synojnë thellimin dhe diversifikimin e Partneritetit Strategjik Gjithëpërfshirës midis dy vendeve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›