LONDËR – Rifillim gradual i trenave në Tunelin e La Manshit

LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shërbimet hekurudhore përmes Tunelit të La Manshit nga Londra drejt Evropës kontinentale pritet të rifillojnë gradualisht, pas një incidenti të mëparshëm me furnizimin me energji elektrike, njoftoi sot operatori i tunelit.
“Getlink”, kompania që menaxhon dhe operon Tunelin e La Manshit tha në një deklaratë se “një incident i lidhur me furnizimin me energji për trenat ndodhi mbrëmë në një pjesë të tunelit”.
Sipas kompanisë, nevojitet një ndërhyrje teknike, e cila është aktualisht duke u kryer, ndërsa shërbimi është pezulluar përkohësisht në të dy drejtimet.
“Trafiku pritet të rifillojë gradualisht rreth sot për klientët”, thuhet më tej në deklaratë.
Ndërkohë, trenat nga Londra drejt Evropës kontinentale u pezulluan përkohësisht për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe udhëtarët u këshilluan të mos paraqiteshin në stacione.
Kompania “Eurostar” kërkoi ndjesë për pasojat e shkaktuara, duke deklaruar se “iu vinte shumë keq për ndikimin që kjo situatë mund të kishte në planet e udhëtimit”./ /Ad.Ab./ a.jor.