E Diel, 1 Nëntor 2026

LONDËR – Sarah Ferguson mbyll organizatën e saj bamirëse pas skandalit Epstein

LONDËR, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, ish-bashkëshortes së Andrew Mountbatten-Windsor, ka njoftuar se do të mbyllet, vetëm disa ditë pasi dolën në dritë zbulime të reja mbi miqësinë e ish-dukeshës me financierin e dyshuar pedofil, Jeffrey Epstein.

”Sarah’s Trust’ do të mbyllet për një periudhë të pacaktuar pas disa muajsh diskutimesh”, tha një zëdhënës i organizatës.

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi të premten më shumë se tre milionë dokumente lidhur me Epstein, të cilat duket se hedhin më shumë dritë mbi kontaktet e tij me Andrew-dhe Sarah.

Zëdhënësi i ”Sarah’s Trust” deklaroi se ”kryetarja jonë Sarah Ferguson dhe bordi i administratorëve kanë rënë dakord, me keqardhje, që organizata bamirëse të mbyllet së shpejti për një periudhë të pacaktuar”.

”Kjo çështje ka qenë në diskutim dhe në proces prej disa muajsh. Ne mbetemi jashtëzakonisht krenarë për punën gjatë viteve të fundit”, shtoi ai.

”Kemi bashkëpunuar me mbi 60 organizata të tjera bamirëse në më shumë se 20 vende duke ofruar projekte në arsim, shëndetësi, reagim ndaj krizave dhe mbrojtje të mjedisit”, përfundoi zëdhënësi./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›