POLONI – Tusk: Konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës

VARSHAVË, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri polak, Donald Tusk njoftoi sot se do të udhëtojë këtë javë në Kiev për të diskutuar organizimin e një konference ndërkombëtare mbi rindërtimin e Ukrainës, e cila pritet të mbahet në qershor në Gdansk, në veri të Polonisë.
Ministri polak i Financave dhe Ekonomisë, Andrzej Domanski, do ta shoqërojë kryeministrin Tusk gjatë kësaj vizite.
“Ne do të diskutojmë detajet organizative me pritësit tanë ukrainas”, tha Domanski duke shpresuar se pas përfundimit të luftës “do të mund të nisnim Planin e Madh të Rindërtimit të Ukrainës”.
“Kjo do të thotë investime të mëdha, shuma të konsiderueshme parash dhe projekte të gjera ndërtimi”, tha ai./ /Ad.Ab./ a.jor.