E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane: Të reflektojmë mbi vlerat e paqes

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të uruar Sulltan Nevruzin.

Në selinë e Kryegjyshatës Lamallari u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Lamallari uroi të gjithë besimtarët bektashinj për Sulltan Nevruzin.

“Kjo ditë e bekuar na fton të reflektojmë mbi vlerat e paqes, dashurisë dhe bashkëjetesës, që janë themeli i një shoqërie më të drejtë dhe më të bashkuar. Uroj që kjo festë të sjellë për besimtarët dhe çdo shqiptar që e feston, shëndet, harmoni dhe mbarësi, si dhe të na mbushë me besim për të ardhmen”, tha Lamallari.

Sot festohet Sulltan Nevruzi, ditë që shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›