E Martë, 3 Nëntor 2026

Lapaj: Rama gjithmonë i ka fituar zgjedhjet, sepse në 10 veta, 8 nga ne e kanë lejuar të na marrë peng

Nga Elbasani, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, duke folur për qeverisjen e Ramës në këto 12 vjet, tha se ai është lejuar të qëndrojë në pushtet nga vetë shqiptarët.

Lapaj tha se Rama ka marrë vetëm 21.7 % të votave, por ai mori 52% të mandateve pa i patur votat e shumicës. Ai ka bërë thirrje se nuk duhet që shqiptarët ta lënë peng veten në këto zgjedhje.

“Qeveria aktuale ka marrë në zgjedhjet e kaluara vetëm 48 përqind të atyre që votuan por ndërkohë mori 52 % të mandateve duke marrë pushtetin pa i patur votat e shumicës së atyre që votuan. Në raport me popullsinë ka marrë vetëm 21.7 % të votave të shqiptarëve.

Dhe ka 12 vjet që rri në pushtet dhe vjedh shqiptarët dhe ata thonë se ky është i fortë, rri në pushtet se ne të tjerët e kemi lejuar, ndaj duhet të bashkohemi për ta shembur. Si mund të rri në pushtet një njeri që ka marrë votat në 2 ndër 10 nga ne. Sepse 8 nga ne e kanë lejuar të vjedhë”, tha Adriatik Lapaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›