Lapaj: Taksa 0 për bizneset deri në 200 mln lekë xhiro

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar ditën e sotme, takime me qytetarë dhe biznese në Tiranë, ku ka kërkuar që përmes votës, qytetarët të bëjnë ndryshimin, por jo si tifozë të dy forcave politike që kanë marrë peng vendin.
Sipas Lapaj, programi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” do të sjellë zero taksë për bizneset në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga vendi dhe të kenë fitime deri në 200 milionë lekë.
“Për bizneset taksa do të bëhet zero. Duam që njerëzit të mos ikin nga Shqipëria por të vazhdojë të jetojë në vendin e tij. Na jepni një mundësi për të zhbllokuar sistemin. Për biznesin e vogël do ta bëjmë taksën zero. Qytetarët gjithashtu mund të kenë fitime deri në 200 milionë lekë. Ne kemi një program konkret që mund të sjelli ndryshimin. Ne të rinjtë do të bëjmë këtë gjë”, tha Lapaj.
/r.e//a.f/