Lara Colturi debuton në Kupën e Botës në Ski në Austri

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Kupa e Botës në Ski nisi këtë të shtunë nga Soldeni i Austrisë, kryeqyteti botëror i skive.
Skitorja Colturi ishte e dyta në renditjen e lëshimit të parë në sllallomin gjigant, duke e mbyllur lëshimin e parë me kohën 1 minutë, 9 sekonda e 14 të qindtat.
Colturi, e cila garon për Shqipërinë duket se ka arritur një kohë shumë të mirë dhe nuk do e ketë të vështirë të renditet mes 30 sportisteve më të mira në këtë garë të parë, për të marrë më pas të drejtën e lëshimit në garën e dytë, e cila nis në orën 13:00.
Deri tani, nga 66 sportiste në lëshimin e parë, Colturi ka lënë pas Sara Hector apo edhe Lara Gut-Behramin.
Në tri herët e kaluara gjatë garimit në këtë pistë, Colturi nuk ia ka dalë të kualifikohet në dy raste, ndërsa vjet e mbylli në pozitën e 16-të.
/gj.m/a.f/r.e/