E Premte, 6 Nëntor 2026

Largohet deponitë ilegale të mbeturinave në Qyshk dhe Loxhë

KRU “Drini i Bardhë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka realizuar fazën e dytë të aksionit për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në fshatrat Qyshk dhe Loxhë.

Përmes këtij aktiviteti synohet eliminimi i deponive ilegale, të cilat paraqesin shqetësim për mjedisin dhe shëndetin publik.


Me këtë rast, KRU “Drini i Bardhë” ka apeluar te qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në hapësira publike dhe lokacione të papërshtatshme.

Nga kjo kompani theksohet se ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›