E Premte, 6 Nëntor 2026

Debate për Vlora Hysenin në komision, deputetët e PD ngrenë dyshime për auditin në SHISH pas skandalit

Skandali i Vlora Hysenit nuk ka kaluar pa debate në Komisionin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes, komision i cili u mblodh për buxhetin e vitit 2027 për SHISH. Pas prezantimit të shkurtër të drejtorit të komanduar Elvis Lila, ky i fundit kërkoi që mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve sekrete. Por deputeti i opozitës Isuf Çela e kundërshtoi një gjë të tillë.

“Shefin e Shërbimit Informativ nuk mund ta përdorni për qëllime politike. Nuk mund ta përdorni për interesa personale. Në këto momente kishte SHISH, si institucioni bazë i sigurisë kombëtare përdoret për këto interesa, e ka humbur funskionin kushtetues që ka. Tani ju na thoni këtu që ta bëjmë me dyer të mbylluara. ǒdyer të mbyllura?” tha Çela.

Ndërkohë në lidhje me auditin e brendshëm për dëmet e shkaktuar nga Vlora Hyseni, audit i cili u mor përsipër nga kreu i komanduar Elvis Lila deputeti Erald Kapri tha se është i pamundur, pasi sipas tij Lila është palë me Hysenin. Kjo e fundit akuzohet nga SPAK për akuza të rënda si bashkëpunëtore e dyshuar me grupet kriminale.

“Në fakt për mendimin tim kjo është absurde, sepse vetëm ju nuk mund të bëni dot auditin sepse ju jeni palë dhe kenë qënë pjesë aty. Nqs dikush do të bënte auditin aty do të ishte Parlamenti në bashkëpunim me partnerët perendimorë të Shqipërisë”, tha Kapri.

Reklamë

Përgjigjen e dha vetë kreu i komisionit i cili tha se auditi do të prezantohet përpara presidentit të vendit.

“Ky anagazhim është marrë në Këshillin e Sigurisë përpara Presidentit dhe besoj se ai do të jetë dhe forumi ku do të paraqisin edhe gjetjet në lidhje me këtë audit të brendshëm”, tha Çuçi.

Ndëkrohë më heret në këtë komision u diskutua edhe për buxhetin e mbrojtjes, ku opozita akuzoi ministrin Ermal Nufi për trafik armësh.

“Tani duam të na e sqarosh edhe një herë zoti ministër. Prodhohet apo nuk prodhohet armë në Shqipëri? A ekziston mundësia që këtu po bëhne ripaketime siç e dimë nga historia e Gërdecit apo nga filmi ‘War Dogs’ ku vinin dhe ripaketonin municione kizene për ti dërguar në Afganistan dhe mund të bejnë të njëjtën gjë këtu, i ripaketojnë dhe i çojnë në ato vende në konflikt që ju përmendet”, tha Kapri.

Akuzat, Nufi i konsideroi retorika antikombëtare.

“Në lidhje me akuzat për trafik dhe për filmat, unë as nuk merrem me filma dhe as nuk merrem me spektakle emisionesh në darkë. Do zhgënjeheni shumë, shumë, shumë në fund të kësaj historie sepse keni fryrë një retorikë antikombëtare në qëndrimin tim. E kam thënë dhe do e them prap, të bësh Republikën e Shqipërisë trafik armësh është një akuzë jashtëzakonisht e rëndë”, tha Nufi.

Në fund Komisioni miratoi në parim buxhetin për mbrojtjen, një buxhet 10% më i lartë se viti i kaluar ku priten më shumë investime në teknologji dhe në armatim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›