E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

Monika Kryemadhi, duket se e ka hedhur pas krahëve politikën, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po i dedikohet plotësisht kinematografisë. 

Përmes një postimi në Instagram, Kryemadhi ka publikuar një foto me skenaristin e njohur amerikan Charles Kipps ndërsa ka paralajmëruar projektin e ri me të. 

“New Project me Charles Kipps- Skenarist dhe producent televiziv: Law & Order, Kojak, etj. 

– Autor librash : “Conor Bard Mystery”, “Hell’s Kitchen Homicide” dhe “Times Square Tango”. 

– Fitues i Emmy Award për punën e tij si producent/skenarist”, shkruan Kryemadhi në faqen e saj në Instagram. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›