Lehtësohet tregtia elektronike mes vendeve të CEFTA-s, Rama: Mbrojtje më e fortë për konsumatorët

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blerta Rama prezantoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme projektligjin për ratifikimin e vendimit të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë elektronike.
Rama e cilësoi këtë risi ligjore një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, në linjë me standardet e BE-së.
Ajo tha se projektligji synon lehtësimin e ofrimit të shërbimeve digjitale pa barriera të panevojshme, mbrojtje më të fortë për konsumatorët, përmes transparencës, sigurisë dhe të drejtës për t’u tërhequr nga një kontratë online brenda 14 ditëve, pa penalitete.
Gjithashtu theksoi ajo, pr/ligji synon bashkëpunim më të ngushtë institucional dhe përafrim ligjor me acquis të BE-së.
“Ky hap ligjor është një tjetër gur themeli në rrugën drejt integrimit evropian dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal”, theksoi Rama.
1 nga 5e.xh/j.p/