Malaj takim me ambasadorin Alberti: Italia, partnere kryesore strategjike

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Malaj tha se, dy vendet tona ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe Italia është jo vetëm një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, por edhe një nga mbështetëset më të forta në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ministri Malaj vuri në dukje forcimin e bashkëpunimit mes dy vende në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe atë sociale.
“Ndamë bashkërisht vullnetin e plotë për të forcuar më tej bashkëpunimin, në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, përmes financimit të një sërë programeve”, tha Malaj.
1 nga 3e.xh/j.p/