E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku fiton pikë ndaj dollarit amerikan, humb terren lehtë me euron

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe humbi terren kundrejt euros, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 83,53 lekë, ose 0,04 lekë më pak. Euro u forcua lehtë me 0,01 lekë duke u ngjitur në kuotën e 97,23 lekëve.

Pozitat ndaj lekut i ka forcuar edhe paundi britanik.

Monedha britanike u ngjit me 0,1 lekë dhe këmbehet me 112,39 lekë. Ndërsa monedha zvicerane u zhvlerësua me 0,19 lekë dhe këmbehet me 103, 19 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.53 -0.04
Euro EUR 97.23 +0.01
Poundi Britanik GBP 112.39 +0.10
Franga Zvicerane CHF 103.19 -0.19
Jeni Japonez (100) JPY 56.58 -0.03
Dollari Australian AUD 54.42 -0.05
Dollari Kanadez CAD 60.66 -0.20
Korona Suedeze SEK 8.70 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.15 -0.01
Korona Daneze DKK 13.03 0.00
SDR SDR 114.08 -0.18
Ari(OZ 1) XAU 280417.73 -3,606.61
Argjend(OZ 1) XAG 3163.92 -41.83
Juani Kinez (onshore) CNY 11.63 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 11.62 -0.01
Lira Turke TRY 2.05 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›