METEO – Gjermania përgatitet për një valë të nxehti me temperatura rreth 40 gradë

FRANKFURT, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Gjermania po përgatitet për një valë të nxehti me parashikimet që paralajmërojnë se temperaturat mund të arrijnë rreth 40 gradë Celsius deri në mesin e javës.
Shërbimi Gjerman i Motit (DWD) njoftoi se i nxehti do të shtohet gradualisht, përpara se të mbërrijnë shirat në fund të javës, duke sjellë njëfarë freskimi.
DWD paralajmëron për “probleme të mëdha nga i nxehti” në disa zona të jugperëndimi të vendit Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me diell, megjithëse mund të ketë reshje të izoluara mbi zonat malore jugore.
Kjo periudhë e të nxehtit pritet të zgjasë deri të premten, kur do të ritet mundsia për rreshje shiu. /Ad. Ab./