E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku fiton pikë ndaj euros, humb terren ndaj dollarit amerikan

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 83,13 lekë, ose 0,20 lekë më shumë. Euroja u zhvlerësua me 0,13 lekë duke zbritur në kuotën e 96,60 lekëve.

Pozitat ndaj lekut i ka forcuar edhe franga zvicerane.

Monedha zvicerane u forcua me 0,07 lekë dhe këmbehet me 104, 70 lekë, ndërsa paundi britanik zbriti me 0,09 lekë dhe këmbehet me 111,24 lekë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim fleksibël të kursit të këmbimit ku vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht.

Sipas BSH-së luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë, si dhe ndryshimet në bursat ndërkombëtare.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.13 +0.20
Euro EUR 96.60 -0.13
Poundi Britanik GBP 111.24 -0.09
Franga Zvicerane CHF 104.70 +0.07
Jeni Japonez (100) JPY 54.79 -0.23
Dollari Australian AUD 53.92 +0.09
Dollari Kanadez CAD 59.16 +0.06
Korona Suedeze SEK 8.82 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.26 +0.02
Korona Daneze DKK 12.94 -0.01
SDR SDR 113.53 +0.11
Ari(OZ 1) XAU 354874.85 +1,499.34
Argjend(OZ 1) XAG 4166.48 -149.20
Juani Kinez (onshore) CNY 11.68 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.67 +0.03
Lira Turke TRY 1.98 0.00

j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›