Lëkundje tërmeti 4,2 ballë në Elbasan

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Lëkundje tërmeti u regjistruan sot rreth orës 20:00 në Elbasan.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet ishin të magnitudës 4,2 ballë, me thellësi 10 kilometra dhe u regjistruan në fshatin Rrasë të Elbasanit.
Aktualisht nuk raportohet për dëme apo problematika të tjera.
/k.s/r.e/a.f/