Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë përmes njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve.
Ai ka shkruar në X, se dje u takua me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Në një njoftim publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit si dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
/KosovaPress//r.e/