Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, epiqendra në Fushë-Krujë

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 08:59 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter me epiqendër në Fushë-Krujë me një thellësi prej 10 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Lëkundjet zgjatën pak sekonda, ndërsa nuk raportohen dëme materiale. Po ashtu, lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Zall-Herr (Tiranë), rreth orës 09:04, me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe thellësi 15 km.
/k.s//r.e//a.f/
