E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizje normale në Kakavijë – Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 9 319 shtetas dhe 3 036 mjete

Në pikën doganore të Kakavijës vazhdon fluksi i lëvizjes si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Situata paraqitet e qetë, ndërsa në sportele po punohet me kapacitet të plotë, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga pala greke.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 9 319 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 5 391 në hyrje dhe 3 928 në dalje, si dhe 3 036 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1 596 në hyrje dhe 1 440 në dalje.

Ndërkaq, në këtë fundvit janë shtuar masat nga ana e Policisë Kufitare për të garantuar sigurinë e çdo udhëtari.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›