Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ndaluan në rrugën “Pjetër Bogdani” 34-vjeçarin, pas informacioneve se ky shtetas lëvizte i rmatosur.
Gjatë kontrollit fizik shtetasit M. K, iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Ndaj tij rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv