E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbajtën të izoluar të renë në “Astir”, policia arreston njërin ngaa autorët, 36-vjeçari me precedentë penalë

Policia e Tiranës vuri në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së Astirit ku u mbajt e izoluar 21 vjeçarja Sajma Qordja.

I arrestuari është Ermal Binjaku, 36 vjeç me precedentë të mëparshëm penale.

Në 9 janar policia mori informacion se në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhej e reja kishte armë.

Gjatë aksionit 21-vjeçarja telefonoi uniformat blu që ta shpëtonin.

Menjëherë forcat RENEA u vunë në lëvizje dhe hynë në apartament në katin e tetë të pallatit ku e gjetën vajzën të vetme.

Ndërkaq në banesën ngjitur u gjetën 2 armë dhe shenja kokaine.

Të dyja këto apartamente i kishte marrë me qira i dashuri i 21- vjeçares, Joni Sadikaj.

Ky i fundit është shpallur në kërkim bashkë me 3 persona të tjerë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›