Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Një 56-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Në pranga ra shtetasi Agim Curraj, 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.
Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Agim Curraj, dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur./vizionplus.tv