Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar, i cili u kap me doza kokaine dhe kanabisi me qëllim shitjen është arrestuar nga policia e Tiranës.
Blutë e kryeqytetit njoftojnë se në pranga ra shtetasi J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./vizionplus.tv