E Martë, 3 Nëntor 2026

Lewandowski shënon, Bayerni fiton para

Dy vjet pas lamtumirës së tij nga Bayerni i Mynihut, Robert Lewandowski vazhdon të bëjë mirë për klubin bavarez. Edhe duke luajtur për Barcelonën.

Sipas asaj që zbulohet nga SportBild, në marrëveshjen e transferimit të qendërsulmuesit polak të hartuar në verën e vitit 2022 mes dy klubeve ka pasur një bonus specifik në favor të gjermanëve.

Bayerni në fakt ka arkëtuar 1.25 milionë euro për golin e 25-të të shënuar nga Lewandowski me fanellën e Barcelonës.

Ky është një gol që ish-lojtari i Borussia Dortmundit e ka arritur më 19 maj në ndeshjen e fituar nga Barça 3-0 ndaj Rayo Vallecano me golin e parë të shënuar në minutën e 3-të të lojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›