E Martë, 3 Nëntor 2026

Reali, dy emra për të zëvendësuar Kroos: Kimmich ose Rodri

Toni Kroos i ka dhënë lamtumirën futbollit. Real Madridi dhe jo vetëm kaq humbet një nga mesfushorët më të fortë, të aftë për t’i dhënë ekuilibër skuadrës por në të njëjtën kohë edhe shumë cilësi. Njoftimi erdhi dje dhe trishtoi mbështetësit e Merenges që panë “Santisima Trinindad”, mesfushë e përbërë nga Casemiro, Modric dhe natyrisht, Kroos, të shkërmoqet ngadalë.

Nuk ka dyshim se lojtari ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin europian, duke qenë shumë i rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, i cili tashmë do të duhet të marrë masa për zëvendësimin e lojtarit.

Dy zëvendësues

Emrat që qarkullojnë rreth Los Blancos për merkaton e verës janë dy. Siç raportohet në edicionin e sotëm të AS, është përfolur shumë për Joshua Kimmich, mesfushor që mund të luajë edhe rolin e anësorit të ulët dhe Rodri i Manchester City-t. Kontrata e lojtarit të Bayern skadon vitin e ardhshëm, në vitin 2025 dhe mund të jetë kontrata e fundit në karrierën e tij.

Fjalët e Kimmich

E ardhmja e futbollistit gjerman është ende në fluks dhe në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën spanjolle, ai hodhi poshtë temën e Realit: “Për momentin nuk jam duke e menduar. Do të flas fillimisht me Bayern-in. Por, natyrisht, Barcelona dhe Real Madridi janë klube të jashtëzakonshme me një histori të jashtëzakonshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›