Lezha dhe Korça, kampionë të edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat 9-vjeçare

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Lezha dhe Korça shpallen Kampionë të Edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat 9-vjeçare.
Në një atmosferë të shkëlqyer dhe një luftë të fortë sportive, në Pallatin e Sportit, Feti Borova janë zhvilluar 2 finalet e para të Edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive në Shkolla.
Për vajza në finale u përballën qarku i Korçës dhe i Tiranës. Me një shpirt të lartë gare dhe një dëshirë më të madhe, vajzat korçare rrëmbyen trofeun, pasi e mbyllën takimin në shifrat 39-24.
Për djem në finale u përballën Lezha dhe Vlora. Ekipi lezhjan me një përgatitje më të lartë fizike, arriti të dominonte ndeshjen, të cilën e fitoi me rezultatin 36-28.
Në përfundim të ndeshjeve u shpërndanë trofetë për ekipet fituese. /j.p/
1 nga 20