E Martë, 3 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump mirëpret thirrjen e BE-së për bisedime tregtare me SHBA-në

UASHINGTON, 27 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur besim në negociatat e ardhshme me Bashkimin Evropian mbi tarifat tregtare.

“Sapo jam informuar se BE-ja ka bërë thirrje për të caktuar shpejt datat e takimeve. Kjo është një ngjarje pozitive”, shkroi sot Trump në platformën “Truth Social”.

Trump paralajmëroi të premten se do të vendoste tarifa ndëshkuese ndaj BE-së prej 50% nga 1 qershori, të cilat më vonë tha se do t’i shtynte deri më 9 korrik.

Të dyja palët tani duan të gjejnë një zgjidhje deri më 9 korrik, afati i fundit i pezullimit të tarifave të njoftuara nga Trump.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në X në fundjavë pas një bisede telefonike me Trump – se Evropa ishte gati të avanconte me bisedimet shpejt dhe me vendosmëri. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›