E Martë, 3 Nëntor 2026

Liban: Ne po përpiqemi të parandalojmë një sulm të Hezbollahut ndaj Izraelit

Qeveria e Libanit po përpiqet të parandalojë një përgjigje të Hezbollahut kundër Izraelit që mund të nisë një luftë më të gjerë, tha të martën ministri i Jashtëm libanez Abdullah Bou Habib gjatë një konference për shtyp me homologun e tij egjiptian.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar javën e kaluar pas vrasjes në Teheran të kreut të grupit militant palestinez Hamas dhe pas një sulmi izraelit në periferi të Bejrutit që vrau një komandant të lartë të grupit të armatosur libanez Hezbollah.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›