Libani shpall “non grata” ambasadorin e Iranit

Libani dëbon ambasadorin iranian, i cili u emërua së fundmi në Bejrut, duke i dhënë afat deri të dielën që të largohet nga vendi.
Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme libaneze, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kjo masë vjen pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në tokën libaneze.
Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “persona non grata”.
Autoritetet libaneze thonë se të paktën 1,039 persona janë vrarë dhe 2,876 janë plagosur në sulmet izraelite që prej nisjes së luftës më 28 Shkurt ndërsa më shumë se 1.5 milion libanezë janë zhvendosur.