E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis seanca në GJKKO/ Veliaj ndërron avokat, merr ish deputetin socialist

Ka nisur në GJKKO seanca e radhës në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Në seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e Posacëm Altin Dumani dhe Ols Dado.

Vetë Erion Veliaj nuk është paraqitur në këtwë seancë. Megjithatë i pranishëm është ish deputeti socialist, Plarent Ndreca, në rolin e mbrojtësit ligjor të Erion Veliajt.

Përveç Plarent Ndrecës që është pajtuar nga Erion Veliaj për mbrojtjen e tij, e pranishme është edhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku.

Erion Veliaj: Nuk dua të paraqitem në seancë. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca.

Seanca e 9 Marsit u shty për shkak të skemave të Veliajt i cili kërkoi të njihej me aktet hetimore.

Për këtë në seancë u vendos që t’i dërgoheshin 61 mijë faqe nga dosja hetimore.

Ndërkohë që në GJKKO, ka mbërritur dhe Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e “pastrimit të produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje, më 9 shkurt. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK dërgoi kërkesën për të kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë.

Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Për rastet e dyshuara të korrupsionit, prokuroria thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, njëjtë si Erion Veliaj dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›