E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liberalizimi i tregut të energjisë/ OSSHEE: Në 1 janar 2 mijë subjekte dalin në treg të lirë

2 mijë e katërqind biznese të mesme të cilat furnizohen në tension 6 KV duke nisur nga 1 janari duhet ta sigurojë energjinë elektrike në treg të lirë.
Administratori  i Furnizuesit të Tregut të Lirë Albi Gjenerali tha se subjektet janë njoftuar dhe kjo do të jetë faza e fundit e procesit të liberalizimit.
Midis kompanive që të ofrojnë shërbimin e furnizmit me energji ndaj këtyre subjekteve do të jetë edhe OSHEE. Energjia do të shitet me një çmim prej 18.36 lekësh dhe do të jetë e njëjtë përgjatë vitit.

Sipas kreut të FTL dalja e bizneseve në treg të lirë është domosdoshmëri për të ulur ngarkesën në sistemin energjetik shqiptar.
Kjo është faza e fundit e liberalizimit të tregut të energjisë në Shqipëri, një proces që ka nisur prej disa vitesh.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›