E Diel, 1 Nëntor 2026

Libohovë, bashkia ndërmerr masa për sezonin e ujitjes, pastrohen dhe vihen në funksion kanalet ujitëse

Bashkia e Libohovës ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit të ujitjes së tokave bujqësore, të cilat janë tashmë në fazën e kultivimit.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se qëllimi kryesor është sigurimi i furnizimit të pandërprerë me ujë për tokat e zonës, në mënyrë që të mbështetet sa më shumë prodhimi bujqësor dhe të shmangen problematikat gjatë sezonit të verës.

“Janë marr masa për përmirësimin e skenave ujitëse, përgatitjen e tyre, pastrimin e kanaleve ujitëse për tu ardhur në ndihmë fermerëve gjatë sezonit të ujitjes”, u shpreh specialisti Filip Zëra.

Paralelisht me ndërhyrjet në sektorin e ujitjes, Bashkia e Libohovës po vijon edhe punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore ndërparcelare.

“Dëmtimet janë të pjesshme dhe janë identifikuar për ti ardhur në ndihmë fermerëve”, tha ai.

Këto ndërhyrje synojnë të lehtësojnë aksesin në zonat bujqësore, të përmirësojnë lëvizjen e mjeteve dhe të rrisin lidhjen mes parcelave. Në tërësi, këto investime pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në zonën e Libohovës .

Gazetare: B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›