E Diel, 1 Nëntor 2026

“Libri, mik i përhershëm”, rritet interesi për librat në libraritë e kryeqytetit

Librat kanë fuqinë të ndryshojnë njerëzit. Fjalët mund të lëndojnë përtej asaj që shohim, por edhe të ngjallin dashuri thellë në zemër. Kur lexojmë, përfshihemi në botën e shkrimtarit dhe krijojmë pamjet tona nga fjalët e tij.

Viti 2025 tregoi se libri vijon të jetë një mik shumë i mirë për lexuesit. Në libraritë e kryeqytetit, interesi për të blerë libra është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas Panairit të 28-të të “Librit”, ku autorë të shumtë janë tërhequr në masë nga publiku.

“Librat që vazhdojnë të shiten edhe përgjatë këtij viti janë ato që kanë dal në panair”, u shpreh librashitësja.

Edhe turistët që vizitojnë Shqipërinë shfaqin interes për letërsinë shqiptare të përkthyer, ndërsa numri i atyre që blejnë libra vijon të jetë në rritje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›