E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, më shumë transparencë dhe studime fizibiliteti

Ligji i ri për koncesionet dhe partneritetin publik-privat kërkon transparencë të plotë nga të gjitha institucionet, duke bërë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve dhe kriteret e përzgjedhjes. Sipas drejtuesit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, Emiliano Gjika, ky ligj është i harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian.

“Fusha e zbatimit, neni 4, mirëkuptoj këndvështrimin tuaj që është hapur shumë, por është copy-paste e aneksit të direktivës dhe ka të bëjë me përputhshmërinë që ne kemi marrë fushat e direktivës dhe i kemi vendosur aty”, deklaroi Gjika.

Sipas drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, ky ligji synon të garantojë një proces më të hapur dhe të drejtë për të gjitha palët e përfshira.

“Ajo që mund të them është që ligji parashikon fushë zbatimi. Nëse japim ose jo një gjë me koncension rast pas rasti është vlerësim rast pas rasti i institucioneve përgjegjëse nëse janë apo jo për ta dhënë me koncesion”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Për çdo projekt koncesionar duhet të hartohet më parë një studim i detajuar fizibiliteti. Ky studim miratohet nga Ministria e Financave, pasi analizohen kostot, përfitimet dhe çdo rrezik potencial për buxhetin e shtetit. Me këto ndryshime, qeveria synon të forcojë kontrollin dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›