E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohen dy hapësira publike në Currila, sekuestrohen 27 çadra e shezlongë

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, policia e Durrësit ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Policia njoftoi sot se “gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas”.

Në vijim të veprimeve, sipas policisë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›