TEL AVIV – Forcat izraelite sulmojnë dhjetëra objektiva ushtarake në Iran

TEL AVIV, 20 qershor /ATSH-DPA/- Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kryen një tjetër seri sulmesh ndaj objektivave iraniane, duke goditur dhjetëra vende, tha sot ushtria izraelite.
“Më shumë se 60 avionë luftarakë të IAF-së … goditën dhjetëra objektiva ushtarake në Iran duke përdorur afërsisht 120 municione”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Telegram.
IDF tha se sulmet kishin goditur vendet e prodhimit të raketave ushtarake dhe selinë e SPND-së (Organizata e Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës të Iranit) për zhvillimin e projektit të armëve bërthamore të Iranit.
“Disa vende industriale të përdorura për të prodhuar raketa u goditën në zonën e Teheranit”, tha IDF, duke shtuar se këto vende shërbenin si qendra kyçe industriale për Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit.
Konflikti midis dy vendeve tani ka hyrë në javën e dytë – ndërsa të dyja palët kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme mes tensioneve rajonale në rritje. //a.i/