Lirohen hapësira publike në plazhin e Currilave, sekuestrohen 91 çadra e shezlongë

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Në vijën bregdetare të Durrësit po vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Në kuadër të këtij operacioni u liruan hapësira të tjera në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme, ku u sekuestruan 91 komplete me çadra dhe shezlongë dhe u proceduan penalisht 3 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, D. V., 56 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
/m.m/