E Martë, 3 Nëntor 2026

Vengu: Përmirësohet kalueshmëria në rrugën Shëngjergj–Kroi i Kuq

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Batalioni i Xhenios ka ndërhyrë për përmirësimin e kalueshmërisë në një segment prej 4 kilometrash në rrugën Shëngjergj–Kroi i Kuq.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga kjo ndërhyrje, teksa theksoi se, ky aks është i një rëndësie të veçantë, pasi lehtëson lëvizjen e Forcave të Armatosura drejt poligonit të Bizës, si dhe u shërben banorëve të zonës për qasjen në kullotat verore.

Vëngu u shpreh se ky është një tjetër angazhim konkret në shërbim të misionit dhe komunitetit.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›