E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohet nga qelia avokati Barjami, Prokuroria e Elbasanit: S’ka arsye për t’u mbajtur i ndaluar

Avokati Ulian Barjami është liruar nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, dy ditë pas arrestit. Pas këqyrjes së materialeve, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi, apo caktimin e një mase sigurimi.

Barjami u ndalua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor pranë ambienteve të një lokal në qytetin e Elbasanit. Ndër personat e ndaluar ishte edhe Maksim Suçi, i cili mbrohej nga avokati në fjalë.

Arrestimi i avokatit nxiti reagimin e menjëhershëm të avokatëve në mbarë vendin, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore nga data 20 deri më 25 tetor, me përjashtim të atyre që lidhen me masat e sigurisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›