E Hënë, 2 Nëntor 2026

Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, AKMC: Të shmanget qëndrimi në diell

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

AKMC u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Qytetarët duhet të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe të tregojnë kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

AKMC u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112.

Gjithashtu AKMC thekson se, respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën, teksa shton se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për një verë të sigurt.

1 nga 3

/gj.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›