E Diel, 1 Nëntor 2026

Lokali në Tiranë përdorej për baste dhe drogë, arrestohet 34-vjeçari, një në kërkim

Si rezultat i kontrolleve të befasishme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Multiple”, duke goditur aktivitete të paligjshme në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”.

Gjatë këtij operacioni:

  • U arrestua në flagrancë shtetasi R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke vendosur baste sportive në mënyrë të paligjshme, përmes celularit të tij, në ambientet e lokalit.
  • U shpall në kërkim shtetasi E. P. (T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij, e lënë në ambientet e lokalit, u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Kokainë. Policia po vijon punën për kapjen e tij.
  • U procedua penalisht në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi I. K., 32 vjeç, për vënien në dispozicion të ambientit për kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan si prova materiale:

  • një sasi kokainë,
  • një telefon celular i përdorur për vendosjen e basteve,
  • disa mjete identifikimi të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›