Lufta Rama-Veliaj, Ina Zhupa: Provë se kemi një qeveri që funksionon si organizatë kriminale

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ftuar në News24 ka komentuar përplasjen e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Zhupa shprehet se përplasja e fortë është një provë se kemi një qeveri, që funksionon si organizatë kriminale.
Nga ajo që ka thënë Veliaj, sipas Zhupës, dëshmohet se edhe kryeministri drejton segmente të caktuara të drejtësisë. Vlerëson se lufta Rama-Veliaj shpreson që të bëjë që socialistët e vërtetë të reflektojnë dhe të kuptojnë se qeverisen nga organizatat kriminale, që nuk i fusin fare në listë.
Ina Zhupa: Çështja Rama-Veliaj është provë për mënyrën sesi ka funksionuar pushteti, si një organizatë kriminale.
Del në pah edhe sesi Edi Rama trajton edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për interesin e vet personal e politik. E thotë dhe vetë kryeministri, që segmente të SPAK-ut vazhdojnë të urdhërohen nga Edi Rama dhe përdoren në luftën e tij politike, qoftë me kundërshtarët apo “armiqtë e brendshëm”.
Ajo shprehja e Edi Ramës “hëngshin kokat e tyre” po i kthehet në një boomerang, sepse e ka kthyer qeverinë e vet si organizatë kriminale. Unë besoj se kjo luftë do bëjë që socialistët do kuptojnë se qeverisen nga organizatë kriminale, që qeveritarët nuk i kanë fare në listë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb