E Diel, 1 Nëntor 2026

MEKSIKË – Sheinbaum: Tarifat amerikane ndaj Kubës mund të shkaktojnë krizë humanitare

MEKSIKO SITI, 30 janar /ATSH-AFP/ – Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi sot se tarifa doganore shtesë e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj vendeve që ndihmojnë Kubën të furnizohet me naftë mund të shkaktojë një krizë humanitare të gjerë në ishullin komunist.

”Zbatimi i tarifave doganore ndaj vendeve që furnizojnë Kubën me naftë mund të shkaktojë një krizë humanitare të madhe, duke prekur drejtpërdrejt spitalet, ushqimin dhe shërbime të tjera thelbësore për popullin kuban”, tha presidentja e majtë gjatë një konference për shtyp.

Deklarata vjen një ditë pas një dekreti të nënshkruar nga Donald Trump, i cili parashikon se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin tarifa doganore, në një shumë të pacaktuar, ndaj vendeve që shesin naftë për Kubën./  /Ad.Ab./ a.jor.

–

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›